Skip to content
Si bëhet shpallja e kandidatit fitues?
- Njësia përgjegjëse pas marrjes së mendimit zyrtar nga kandidati/kandidatët fitues, shpall fituesin/fituesit dhe bën aktin e emërimit të kandidatit/kandidatëve.
- Shpallja e fituesit/fituesve bëhet në faqen e internetit të DAP-it dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, ndërsa për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, përveç portalit, ajo bëhet edhe në stendat e informimit të publikut.
- Nëpunësi civil i emëruar nuk i nënshtrohet periudhës së provës.
- Nëpunësi civil që emërohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele detyrohet të bëjë dorëzimet në pozicionin e mëparshëm të punës brenda 5 (pesë) ditëve pune.
- Nëpunësi civil detyrohet të paraqitet, pranë institucionit ku është emëruar, jo më vonë se 1 (një) ditë pune nga dita e përfundimit të dorëzimit të detyrës pranë institucionit të mëparshëm.
- Në rast të mosparaqitjes së nëpunësit civil brenda afatit të përcaktuar, të institucionit ku nëpunësi është emëruar, institucioni njofton njësinë përgjegjëse brenda 5 (pesë) ditëve pune nga përfundimi i afatit. Në këtë rast njësia përgjegjëse vijon procedurën me anulimin e aktit administrativ (akti i emërimit), në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative.
admin-interweb2024-05-10T07:33:08+00:00
Page load link