RRETH NESH

KOMISIONERI PËR MBIKËQYRJEN E SHËRBIMIT CIVIL

Institucioni i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil është krijuar me ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”  (i ndryshuar, me ligjin nr. 178/2014 dhe ligjin nr. 41/2017), si organi përgjegjës, i cili mbikëqyr, kryesisht ose me kërkesë të institucioneve, zbatimin e ligjit në administrimin e shërbimit civil në të gjitha institucionet që punësojnë nëpunës civilë.

Që prej krijimit të tij, ky institucion drejtohet nga Znj. Pranvera Strakosha, zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil me Vendimin nr. 85, datë 30 tetor 2014 dhe rizgjedhur në këtë detyrë me Vendimin nr. 135, datë 11 nëntor 2019.

Komisioneri ka si mision të tij garantimin e zbatimit të ligjit gjatë procesit të administrimit të shërbimi civil nga ana e intitucioneve që përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.