Rastet në të cilat është parashikuar pezullimi në shërbimin civil janë si më poshtë:
- Emërimi i nëpunësit civil në funksione që janë të përjashtuara nga shërbimi civil si: emërim në pozicion ministri, zëvendësministrit, funksionarë të emëruar nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Këshilli i Ministrave, ose emërim në pozicionin e ushtarakut të Forcave të Aramatosura;
- Transferimi i nëpunësit civil në një organizatë ndërkombëtare, qeveri të huaj apo institucion ndërkombëtar, për shkak të nevojave të institucionit apo shtetit;
- Në zbatim të një vendimi gjyqësor përmes të cilit është urdhëruar si masë ndaluese, pezullimi i ushtrimit të detyrës nga ana e nëpunësit civil;
- Në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë për deklarimin e nëpunësit civil të zhdukur;
- Rregjistrimi në përputhje me ligjin i nëpunësit civil si kandidat në zgjedhjet vendore apo politike;
- Kur nëpunësi civil ndodhet në konflikt të vazhdueshëm të gjendjes së interesit të deklaruar nga vetë ai;
- Kur nëpunësi civil ndjek programin e formimit të thelluar pranë ASPA-s.