Organet disiplinore që përfshihen në një procedurë disiplinore janë:

  • Komisioni Disiplinor – është organi që trajton shkeljet e klasifikuara si të rënda dhe shumë të rënda. Komisioni Disiplinor trajton procedurat që prekin nëpunësit civilë të nivelit ekzekutiv, të ulët dhe të mesëm drejtues. Ky organ është i ngritur pranë institucionit të nëpunësit që pretendohet se ka kryer shkeljen.
  • Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes – luan rolin e Komisionit Disiplinor për procedurat disiplinore që prekin trupin drejtues të nivelit të lartë.
  • Eprori direkt – është eprori direk që pretendohet se ka kryer shkeljen dhe është i përfshirë në të gjitha hapat e procesit disiplinor.