Nëpunësi civil për të cilin njësia përgjegjëse ka nxjerrë aktin e transferimit, ka të drejtë të refuzojë transferimin vetëm për shkaqet e mëposhtme:
- kur gjendja e tij shëndetësore, provuar me vërtetim mjekësor, e bën transferimin të pamundur;
- nëse vendi ku transferohet gjendet më shumë se 45 km nga vendbanimi i nëpunësit civil.
- Refuzimi i transferimit në çdo rast tjetër përbën shkak për lirimin nga shërbimi civil.