Mbikëqyrje të orientuara 2025

  1. Mbikëqyrje me objekt “Për fillimin e mbikëqyrjes me objekt monitorimin e zbatimit të ligjshmërisë në lidhje me zbatimin e detyrimit ligjor, të organeve disiplinore, për fillimin e procedimit disiplinor, të kërkuar nga njësitë me kompetenca kontrolli administrativ, inspektimi financiar apo auditi, në institucionet e administratës shtetërore, për vitin 2024”.
  2. Mbikëqyrje, lidhur me administrimin e shërbimit civil dhe monitorimin e sjelljes së nëpunësve civil në kushtet e zgjdhjeve të përgjithshme të vitit 2025  për Kuvendin e Shqipërisë.
  3. Mbikëqyrje, lidhur me zbatimin e ligjshmërisë gjatë zhvillimit të proceduravë të plotësimit të pozicioneve të punës në shërbimin civil nëpërmjet pranimit  në nivel ekzekutiv, lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në kategorinë e lartë drejtuese, planifikuara për t’u zhvilluar nga Bashkia Tiranë, gjatë vitit 2025.
  4. Mbikëqyrje, mbi zbatimin e ligjit në administrimin e shërbimit civil, në konkurrimet e planifikuara për t’u zhvilluar nga departamenti i administratës publike gjatë vitit 2025, me procedurat e pranimit në nivelin ekzekutiv në shërbimin civil, lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit në trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues (tnd)
  5. Mbikëqyrje mbi vlerësimin e zbatimit te ligjshmërisë në shërbimin civil, në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e vetëqeverisjes vendore dhe institucionet e pavarura përgjatë vitit 2025. aspekte krahasimore të zhvillimit të instituteve të ligjit për nëpunësin civil për periudhën 2024-2025
  6. Mbikqyrjen mbi njohjen e situatës në lidhje me numrin e institucioneve që bëjnë pjesë në shërbimin civil, numrin e pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil, numrin e nëpunësve civilë të emëruar në këto pozicione dhe të dhëna të tjera statistikore.
  7. Raport  mbi vlerësimin e zbatimit te skemës së administrimit të shërbimit civil në ndërtimin e strukturës organizative në institucionet e administratës vendore.
  8. Raport Vlerësimi mbi ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.