Ballina/Cilat janë organet disiplinore që përfshihen në një procedurë disiplinore?
Cilat janë organet disiplinore që përfshihen në një procedurë disiplinore?
10 Maj 2024
Organet disiplinore që përfshihen në një procedurë disiplinore janë:
Komisioni Disiplinor – është organi që trajton shkeljet e klasifikuara si të rënda dhe shumë të rënda. Komisioni Disiplinor trajton procedurat që prekin nëpunësit civilë të nivelit ekzekutiv, të ulët dhe të mesëm drejtues. Ky organ është i ngritur pranë institucionit të nëpunësit që pretendohet se ka kryer shkeljen.
KomisioniKombëtariPërzgjedhjes – luan rolin e Komisionit Disiplinor për procedurat disiplinore që prekin trupin drejtues të nivelit të lartë.
Eprori direkt – është eprori direk që pretendohet se ka kryer shkeljen dhe është i përfshirë në të gjitha hapat e procesit disiplinor.