Republika e Shqipërisë
Ballina/Kush janë të drejtat e nëpunësit pas lirimit nga shërbimi civil, si pasojë e ristrukturimit apo mbylljes së institucionit?

Kush janë të drejtat e nëpunësit pas lirimit nga shërbimi civil, si pasojë e ristrukturimit apo mbylljes së institucionit?

10 Maj 2024

Nëpunësit civilë, të cilët janë liruar nga shërbimi civil, si pasojë e ristrukturimit apo mbylljes së institucionit kanë të drejtë që, brenda periudhës 2 – vjeçare pas përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil:

  • të konkurrojnë si nëpunës civilë për procedurat e lëvizjes paralele apo ngritjes në detyrë;
  • të emërohen në mënyrë të përkohshme nga njësia përgjegjëse, me pëlqimin e tyre, në pozicione të shërbimit civil.

← Të gjitha njoftimet