Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2026 – në vazhdim
| Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
| 1 | 24.02.2026 | Informacion nëse zbatohet ligjit nr. 138/2015, nga ana e zyrtareve të KMSHC. 1. Nëse gjatë periudhës 01.09.2025 – në vijim janë nisur procedime disiplinore ndaj drejtuesve të institucionit tuaj. 2. Nëse janë marrë masa administrative ndaj tyre dhe lloji i masës (pa të dhëna sensitive personale). 3. Nëse gjatë ushtrimit të funksionit të tyre janë konstatuar raste papajtueshmërie ligjore apo konflikti interesi, të trajtuara në mënyrë institucionale. 4. Numrin e ankesave të shqyrtuara nga institucioni juaj që kanë pasur objekt vendimmarrjen e nivelit drejtues. 5. Numrin e procedurave të konkurrimit të monitoruara nga institucioni juaj ku janë konstatuar shkelje të parimeve të meritës, ligjshmërisë apo transparencës. | 02.03.2026 | Komisioneri mbështetet nga Sekretariati i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit, i cili përbëhet nga Drejtori i Përgjithshëm, 5 drejtor drejtorie, 17 inspektor dhe 5 specialistë. Të gjithë nëpunësit e mësipërm kanë statusin e nëpunësit civil dhe në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar, kanë detyrimin për të dorëzuar pranë institucionit të Departamentit të Administratës Publike (DAP), formularët e vetëdeklarimit, nga data e emërimit në pozicionin përkatës të punës, ku pasqyrohet situate personale në raport me kërkesat e këtij ligji.Aktualisht, për të gjithë punonjësit e stafit të Komisionerit (28 raste) është dërguar formulari i vetdeklarimit pranë DAP, duke përmbushur detyrimn ligjor. Në lidhje me pyetjen e parë, nuk ka patur procedime disiplinore për periudhën 01.09.2025 dhe në vijim, për nëpunësit e kategorive të kërkuara nga ana juaj. Në lidhje me pyetjen e dytë,nuk janë marrë masa administrative për këta punonjës. Në lidhje me pyetjen e tretë,nuk janë konstatuar raste të papajtueshmërisë ligjore apo të konfliktit të interesit. Në lidhje me pyetjen e katërt, nuk ka patur ankesa të shqyrtuara nga ana e institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, me objektin e kërkuar nga ana juaj. Referuar pyetjes së pestë, Komisioneri gjatë procedurave të konkurrimit të monitoruara, nuk ka konstatuar shkelje të parimeve të meritës, ligjshmërisë apo transparencës. | E plotë | Nuk ka |
| 2 | 3.17.2026 | Informacion nëse procedura e komandimit është në përputhje me ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil", i ndryshuar, si dhe qëndrimin e institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në rast se ka shqyrtuar procedurat e ndjekura nga institucioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve | 3.27.2026 | Në përgjigje të informacionit të kërkuar nga kërkuesi referuar dy pyetjeve të drejtuara institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil: 1. A është kjo procedurë komandimi në përputhje me ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse? 2. Cili është vlerësimi dhe qëndimi i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, nëse kjo procedurë është shqyrtuar dhe konsideruar në përputhje me legjislacionin në fuqi? Në përgjigje të kërkesës suaj, sqarojmë se, në mbështetje të kompetencave ligjore, të parashikuara në pikën 1, të nenit 11; neneve 14 dhe 15, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil, veprimtari të cilën e ushtron kryesisht mbi bazën e informacioneve që vijnë nga burime të ndryshme, ose me kërkesë nga institucionet, përmes procesit të mbikëqyrjes apo inspektimit, të parashikuara në Rregulloren “Mbi procedurat e mbikëqyrjes/inspektimit”, të miratuar me Vendimin nr.17, datë 11.03.2015, të Komisionerit, e ndryshuar, në të gjitha institucionet që punësojnë nëpunës civilë. Në lidhje me pyetjen e dytë, sqarojmë se deri në këtë moment, pranë Komisionerit nuk është administruar asnjë informacion në përmbajtje të së cilit të parashtrohet kërkesa për verifikimin e ligjshmërisë së procedurës së ndjekur gjatë emërimit të nëpunëses E. L, në një pozicion pune pjesë e shërbimit civil, në një institucion të administratës publike. Sa i takon pretendimeve të paraqitura në lidhje me procedurat e konkurrimit të zhvilluara për plotësimin e pozicioneve të punës në kategori të ndryshme, pjesë e shërbimit civil në administratën shtetërore, sjellim në vëmendjen tuaj se, në mbështetje të nenit 4, “Përkufizime”, pika 1, germa f), e ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, njësi përgjegjëse, për institucionet e administratës shtetërore është Departamenti i Administratës Publike (DAP). Si rrjedhim, ky institucion është organ përgjegjës për zhvillimin e procedurave të konkurrimit, për plotësimin e pozicioneve të punës në shërbimin civil, pjesë e administratës shtetërore, referuar dispozitave ligjore të parashikuara në kreun IV dhe V, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, i cili normon procesin e rekrutimit në shërbimin civil për pozicionet e kategorisë së nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues, si dhe të kategorisë ekzekutive. Ndërsa, procedura e konkurrimit për emërimin në Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, (TND), gjen rregullim specifik në kreun VI, nenet 27 deri 32, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, ku ndër të tjera parashikohet se, procedura e pranimit në TND organizohet nga Departamenti i Administratës Publike. Më tej, në pikën 7 dhe 8, të kreut VII, të VKM-së nr. 118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, parashikohet se një anëtar i TND-së mundet, gjithashtu, të emërohet në një pozicion të nivelit të mesëm drejtues në një institucion të administratës shtetërore ose në një nivel të lartë drejtues në një institucion të pavarur apo njësi të qeverisjes vendore me pëlqimin paraprak të anëtarit të TND-së të përfshirë në këtë proces. | E plotë | Nuk ka |

