Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2026 – në vazhdim
| Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa | Muaji |
| 1 | 2/24/2026 | Informacion nëse zbatohet ligjit nr. 138/2015, nga ana e zyrtareve të KMSHC. 1. Nëse gjatë periudhës 01.09.2025 – në vijim janë nisur procedime disiplinore ndaj drejtuesve të institucionit tuaj. 2. Nëse janë marrë masa administrative ndaj tyre dhe lloji i masës (pa të dhëna sensitive personale). 3. Nëse gjatë ushtrimit të funksionit të tyre janë konstatuar raste papajtueshmërie ligjore apo konflikti interesi, të trajtuara në mënyrë institucionale. 4. Numrin e ankesave të shqyrtuara nga institucioni juaj që kanë pasur objekt vendimmarrjen e nivelit drejtues. 5. Numrin e procedurave të konkurrimit të monitoruara nga institucioni juaj ku janë konstatuar shkelje të parimeve të meritës, ligjshmërisë apo transparencës. | 3/2/2026 | Komisioneri mbështetet nga Sekretariati i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit, i cili përbëhet nga Drejtori i Përgjithshëm, 5 drejtor drejtorie, 17 inspektor dhe 5 specialistë. Të gjithë nëpunësit e mësipërm kanë statusin e nëpunësit civil dhe në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar, kanë detyrimin për të dorëzuar pranë institucionit të Departamentit të Administratës Publike (DAP), formularët e vetëdeklarimit, nga data e emërimit në pozicionin përkatës të punës, ku pasqyrohet situate personale në raport me kërkesat e këtij ligji.Aktualisht, për të gjithë punonjësit e stafit të Komisionerit (28 raste) është dërguar formulari i vetdeklarimit pranë DAP, duke përmbushur detyrimn ligjor. Në lidhje me pyetjen e parë, nuk ka patur procedime disiplinore për periudhën 01.09.2025 dhe në vijim, për nëpunësit e kategorive të kërkuara nga ana juaj. Në lidhje me pyetjen e dytë,nuk janë marrë masa administrative për këta punonjës. Në lidhje me pyetjen e tretë,nuk janë konstatuar raste të papajtueshmërisë ligjore apo të konfliktit të interesit. Në lidhje me pyetjen e katërt, nuk ka patur ankesa të shqyrtuara nga ana e institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, me objektin e kërkuar nga ana juaj. Referuar pyetjes së pestë, Komisioneri gjatë procedurave të konkurrimit të monitoruara, nuk ka konstatuar shkelje të parimeve të meritës, ligjshmërisë apo transparencës. | E plotë | Nuk ka | Për muajin GUSHT nuk ka kërkesa. |
| 2 | 3/17/2026 | Informacion nëse procedura e komandimit është në përputhje me ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil", i ndryshuar, si dhe qëndrimin e institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në rast se ka shqyrtuar procedurat e ndjekura nga institucioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve | 3/27/2026 | Në përgjigje të informacionit të kërkuar nga kërkuesi referuar dy pyetjeve të drejtuara institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil: 1. A është kjo procedurë komandimi në përputhje me ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse? 2. Cili është vlerësimi dhe qëndimi i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, nëse kjo procedurë është shqyrtuar dhe konsideruar në përputhje me legjislacionin në fuqi? Në përgjigje të kërkesës suaj, sqarojmë se, në mbështetje të kompetencave ligjore, të parashikuara në pikën 1, të nenit 11; neneve 14 dhe 15, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil, veprimtari të cilën e ushtron kryesisht mbi bazën e informacioneve që vijnë nga burime të ndryshme, ose me kërkesë nga institucionet, përmes procesit të mbikëqyrjes apo inspektimit, të parashikuara në Rregulloren “Mbi procedurat e mbikëqyrjes/inspektimit”, të miratuar me Vendimin nr.17, datë 11.03.2015, të Komisionerit, e ndryshuar, në të gjitha institucionet që punësojnë nëpunës civilë. Në lidhje me pyetjen e dytë, sqarojmë se deri në këtë moment, pranë Komisionerit nuk është administruar asnjë informacion në përmbajtje të së cilit të parashtrohet kërkesa për verifikimin e ligjshmërisë së procedurës së ndjekur gjatë emërimit të nëpunëses E. L, në një pozicion pune pjesë e shërbimit civil, në një institucion të administratës publike. Sa i takon pretendimeve të paraqitura në lidhje me procedurat e konkurrimit të zhvilluara për plotësimin e pozicioneve të punës në kategori të ndryshme, pjesë e shërbimit civil në administratën shtetërore, sjellim në vëmendjen tuaj se, në mbështetje të nenit 4, “Përkufizime”, pika 1, germa f), e ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, njësi përgjegjëse, për institucionet e administratës shtetërore është Departamenti i Administratës Publike (DAP). Si rrjedhim, ky institucion është organ përgjegjës për zhvillimin e procedurave të konkurrimit, për plotësimin e pozicioneve të punës në shërbimin civil, pjesë e administratës shtetërore, referuar dispozitave ligjore të parashikuara në kreun IV dhe V, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, i cili normon procesin e rekrutimit në shërbimin civil për pozicionet e kategorisë së nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues, si dhe të kategorisë ekzekutive. Ndërsa, procedura e konkurrimit për emërimin në Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, (TND), gjen rregullim specifik në kreun VI, nenet 27 deri 32, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, ku ndër të tjera parashikohet se, procedura e pranimit në TND organizohet nga Departamenti i Administratës Publike. Më tej, në pikën 7 dhe 8, të kreut VII, të VKM-së nr. 118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, parashikohet se një anëtar i TND-së mundet, gjithashtu, të emërohet në një pozicion të nivelit të mesëm drejtues në një institucion të administratës shtetërore ose në një nivel të lartë drejtues në një institucion të pavarur apo njësi të qeverisjes vendore me pëlqimin paraprak të anëtarit të TND-së të përfshirë në këtë proces. | E plotë | Nuk ka | |
| 3 | 4/3/2026 | Në vazhdimësi të informacionit të kërkuar te kërkesa për informacion me nr. rendor nr. 2 kërkuesi paraqet dy pyetje për institucionin e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil: 1) Ligji i jep të drejtën Komisionerit të inspektojë për çdo parregullsi me nismën e tij, pse institucioni nuk merr masa kur është realizuar një komandim i një personi pa status civil në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, 2) Nëse do të nis Komisioneri inspektim kur rasti konkret nuk ka vitet e vjetërsisë përpara futjes në konkursin e TND, për të verifikuar vlefshmërinë e aktit të emërimit. | 4/15/2026 | Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, përmes postës elektronike ka administruar e-mailin e datës 30.03.2026, protokolluar pranë institucionit me nr. 452/2 prot., datë 03.04.2026, të dërguar nga kërkuesi N V, në përmbajtje të së cilit shtrohen pyetje në lidhje me administrimin e marrëdhënies së punësimit të E. L. Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se, më parë Komisioneri ka administruar e-mailin e datës 16.03.2026, të dërguar nga kërkuesi N.V, protokolluar pranë tij me nr. 452 prot., datë 17.03.2026, në përmbajtje të së cil it ngrihen të njëjtat pretendime dhe i ka trajtuar ato në mënyrë shteruese me shkresën nr. 452/1 prot., datë 27.03.2026, “Kthim përgjigje informacionit të administruar pranë Komisionerit me shkresën nr. 452 prot., datë 17.03.2026, të dërguar nga N:V.”, në të cilën Komisioneri ka evidentuar se procedura e pranimit në TND organizohet nga Departamenti i Administratës Publike. Referuar informacionit të administruar përmes e-mailit të datës 14.04.2026, të dërguar nga DAP, në të cilin Komisioneri është për dijeni, konstatohet se, ky institucion ju ka sqaruar me hollësi procedurën e ndjekur për rastin e emërimit të nëpunëses E. L. | E plotë | Nuk ka | |
| 4 | 4/27/2026 | Verifikim i të dhënave të punësimit të një ish punonjëse të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil | 4/28/2026 | Kërkuesi kërkon të verifikojë të dhënat e punësimit të mëparshëm të një ish punonjëse L.DH të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. | E plotë | Nuk ka | |
| 5 | 20/05/206 | Informacion per numrin e nepunësve civil në Shqipëri vitet e fundit | Kërkuesi kërkon të informohet për një studim personal për numrin e përgjithshëm të nëpunësve civil në Shqipëri, vitet e fundit. Komisioneri i vendosi në dispozicion Raportin Vjetor 2025, ku gjendet të gjitha të dhënat e nevojshme në lidhje me nëpunësit civil dhe shërbimin civil në Shqipëri vitet e fundit. | E plotë | Nuk ka | ||
| 6 | 7/29/2026 | Informacion dhe vendosje në dispozicion dokumentacion në lidhje me trajtimin e pafatësisë shëndetësore nga ana e shërbimit civil | 8/3/2026 | Kërkuesi kërkon të informohet për mënyrën sesi trajtohet pa aftësia shëndetësore në shërbimin civil. Kërkuesi i referohet një rasti të një tenderi të një institucioni, i cili nuk është pjesë e shërbimit civil, për të cilin Komisioneri nuk disponon dokumentacion pasi nuk është pjesë e fushës së vet të veprimit ligjor. Kërkuesit i është sqaruar duke i vendosur në dispozicion gjithë legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore të cilat evidentojnë rregullimin e situatave të pa aftësive shëndetësore të nëpunësve civil. | E plotë | Nuk ka | |
| 7 | 21/10/2026 | Kerkohet interpretim per gërmën a) të pikës 10 të VKM 568 nr. 6.10.2021, i ndryshuar | 30/10/2026 | Kërkuesi kërkon të interpretohet gërma a) të pikës 10, të VKM 568 nr. 6.10.2021, i ndryshuar, ku kërkon të informohet rreth përfitimeve ligjore që jep e drejta e 5 ditëshit për lidhje martese dhe afatit se kur konsumohet kjo e drejtë nga ana e nëpunësit | E plotë | Nuk ka | |
| 8 | 09/11/2026 | Kërkesë për vënie në dispozicion të shkresës së përgatitur nga Komisioneri me nr. 915/2 prot., datë 08.09.2026 | 10/11/2026 | Kërkuesit i është vendosur në dispozicion në formatin e kërkuar elektronikisht, shkresa e përgatitur nga Komisioneri me nr. 915/2 prot., datë 08.09.2026 referuar pretendimeve të kërkuesit për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave nga ana e titullarit të institucionit, gjatë procesit të verifikimit dhe kontrollit të instrumenteve matës në në institucion. | E plotë | Nuk ka | |
| 9 | 12/11/2026 | Kërkuesja kërkon vendosjen në dispozicion të kopjes së anonimzuar të ankimit të datës 25.03.2026, të paraqitur nga qytetari A.M pranë institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në lidhje me procedurë konkurrimi të realizuar nga institucioni i Departamentit të Administratës Publike. Gjithashtu kërkuesja kërkon kopje të përgjigjes së institucionit të Komisionerit, për rastin konkret. | 20/11/2026 | Në lidhje me pikën e parë të kërkesës: Në nenin 10, shkronjat “c” dhe “e”, të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimt”, (i ndryshuar me ligjin nr.78, datë 21.09.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”), përcaktohen kompetencat e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit, si dhe në nenin 11, pika 1, të këtij ligji, parashikohet se: “Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij”. Ky parashikim i ligjit, nuk është respektuar në këtë rast nga ana e kërkueses, pasi akti nuk është i nënshkruar prej saj.Së dyti, nisur nga përmbajtja e kërkesës për informacion, konstatohet se objekt i saj është njohja me praktikën e një ankese të dërguar pranë Komisionerit, nga ana e një qytetari, i cili në cilësinë e kandidatit për të marrë pjesë në një procedurë konkurrimi, në përmbajtjen e së cilës parashtrohen çështje që kanë lidhje me të drejtën e tij ligjore për të marrë pjesë në këtë proces, e për pasojë edhe ushtrimin e të gjitha të drejtave të tjera që lindin për këtë shkak, duke përfshirë edhe të drejtën për tu ankuar në lidhje me aspekte të ndryshme të procedurave që realizohen gjatë këtij veprimi administrativ.Ndodhur në këto rrethana, duhet të sjellim në vëmëndjen e kërkueses, përcaktimet e ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimt”, (i ndryshuar me ligjin nr.78, datë 21.09.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”), e pikërisht në pikën 1 të nenit 17 të tij, ku parashikohet kufizimi i të drejtës së informimit. Në këtë dispozitë parashikohen shprehimisht rastet e kufizimeve të të drejtës së informimit dhe rastet se kur nuk zbatohet ky kufizim:“E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm: a) të drejtën për një jetë private; b) sekretin tregtar; c) të drejtën e autorit; ç) patentat. Kufizimi i së drejtës së informimit, për shkak të interesave të parashikuar në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të kësaj pike, nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Pavarësisht nga sa parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij.” Në këto rrethana, anonimizimi i akteve, ashtu si është kërkuar në këtë rast, është i pamundur të bëhet, në kushtet kur nga vet kërkuesja është identifikuar qytetari me gjeneralitetet e tij (emër dhe mbiemër). Për më tepër, informacioni i dërguar pranë Komisionerit nga ana e qytetarit në fjalë, ka lidhje me interesa të tij personale dhe jo me interesa publike. Pranë Komisionerit nuk është paraqitur ndonjë provë, që të vërtetojë se, titullari i të drejtave sipas kësaj dispozite, të ketë dhënë vetë pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës. Për këto arsye, Komisioneri gjendet në kushtet e kufizimit të të drejtës së informimit, për të vënë në dispozicion aktet që janë objekt i kërkesës për informacion.Megjithatë, në kushtet kur kërkesa është dërguar për qëllime studimore dhe njohjeje të praktikës administrative të trajtimit të ankesave në procedurat e konkurrimit për punësim, ju sqarojmë se në mbështetje të pikës 1, të nenit 11, nenit 14 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, është institucioni që ushtron kompetencën e mbikëqyrjes, mbi ligjshmërinë e administrimit të shërbimit civil dhe nuk është një organ i posaçëm i ankimit për zgjidhjen e ankesave në rastet e mosmarrëveshjeve individuale të nëpunësve civilë, apo të ankesave të pjesëmarrësve në një procedurë konkurrimi që zhvillohet për pranimin në shërbimin civil, e cila realizohet nga organe të posaçme, të ngarkuara prej ligjit. Sipas nenit 41, të Ligjit nr.152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar, shqyrtimi i ankesave të nëpunësve civilë, është parashikuar si kompetencë e gjykatës administrative, duke përcaktuar shprehimisht se: “3.Nëpunësi civil, ka të drejtë të ankohet në gjykatën kompetente për mosmarrëveshjet administrative, ndaj çdo veprimi apo mosveprimi, që cenon të drejtat dhe interesat e tij të ligjshme në marrëdhënien e shërbimit civil." Në kushtet kur, mosmarrëveshja që lind në rastin e zhvillimit të procedurës së konkurrimit, ka si palë një kandidat që aspiron për të hyrë në shërbimin, atëherë e drejta e ankimit administrative është e përcaktuar në vendimin nr. 243/2015, të Këshillit të Ministratve, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”. Kjo e drejtë, ushtohet fillimisht pranë organeve të përzgjedhjes paraprake, që janë Departamenti i Administratës Publike për institucionet e administratës shtetërore dhe njësitë përgjegjëse për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucionet e pavarura dhe me tej, pranë organit që zhvillon procesin e konkurrimit, që është Komiteti i Përhershëm i Pranimit, për nivelin ekzekutiv. Pasi përfundon ankimi administrativ pranë këtyre subjekteve, palës së dëmtuar i lind e drejta ti drejtohet Gjykatës Administrative kompetente, nëpërmjet kërkesë padisë, e cila ka një afat 45 ditor për tu depozituar nga pala paditëse. Referuar pikës së dytë të kërkesës:Për sa i takon kompetencës së mbikëqyrjes së ligjshmërisë gjatë administrimit të shërbimit civil në lidhje me procesin e plotësimit të pozicioneve të lira që janë pjesë e shërbimit civil në administratën shtetërore, nëpërmjet Urdhrit nr. 36, datë 12.02.2026, të Komisionerit, “Për fillimin e mbikëqyrjes së orientuar mbi zbatimin e ligjit në administrimin e shërbimit civil, në konkurrimet e planifikuara për t’u zhvilluar nga Departamenti i Administratës Publike gjatë vitit 2026, me procedurat e pranimit në nivelin ekzekutiv në shërbimin civil, lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit në trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues (TND)”, pranë DAP-it, ka filluar mbikëqyrja orientuese, e cila zhvillohet përgjatë gjithë vitit kalendarik. Në përfundim të këtij procesi, Komisioneri publikon në faqen zyrtare në internet, në adresën: www.kmshc.al, një raport vlerësimi, ku materializohen gjetjet, konkluzionet, rekomandimet dhe detyrat që duhet të përmbushen nga ana e Departamentit të Administratës Publike, sipas rrethanave që do të konstatohen, duke analizuar edhe të gjitha informacionet e administruara, në përmbajtjen e të cilave denoncohen parregullsi të lejuara gjatë konkurrimit. | E plotë | Nuk ka |