RREGULLORE DHE AKTE TË BRENDSHME
Në këtë rubrikë publikohen rregulloret dhe aktet e miratuara nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në funksion të organizimit dhe funksionimit të brendshëm të institucionit.
Në përputhje me nenin 11/6, të ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Komisioneri miraton Rregulloren e Brendshme dhe akte të tjera organizative që rregullojnë procedurat e punës, standardet e etikës, administrimin e burimeve dhe çështje të tjera të brendshme institucionale.
Aktet e publikuara në këtë rubrikë kanë karakter organizativ dhe rregullues të brendshëm, pa prodhuar efekte normative të përgjithshme jashtë institucionit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga ligji.

