Masat disiplinore jepen në raport të drejtë më shkeljen e kryer.
- Për shkeljet shumë të rënda, aplikohet masa disiplinore largim nga shërbimi civil;
- Për shkeljet e rënda aplikohen masat disiplinore: mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj ose pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet.
- Për shkeljet e lehta të parashikuara në pikën 4 të nenit 57 jepet masa disiplinore e parashikuar në shkronjën “a” të nenit 58 të këtij ligji.