- Për pranimin në kategorinë ekzekutive
Shpallja është e hapur për të gjithë kandidatët nga jashtë shërbimit civil. Dokumentacioni duhet të dorëzohet brenda datës së përcaktuar në shpalljen për konkurrim. Kjo datë përcaktohet duke siguar që afati i dorëzimit të dokumentacionit të mos jetë më i vogël se 15 ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në:
- Faqen zyrtare të DAP-it dhe portalin ‘Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për institucionet e administratës shtetërore
- Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”
- Në faqen zyrtare të internetit dhe në ambianetet e brendshme, për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.
- Për ngritjen në detyrë
- Në rast se një vend vakant në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe Këshilli i Ministrave për institucionet e administratës shtetërore apo organi kompetent për institucionet e pavarura ka marrë vendim që procedura e plotësimit të vendeve të lira për kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin/vendet e lira;
- Në çdo rast plotësimi i vendeve të lira në këtë kategori nuk mund të kalojë 20% të numrit total të vendeve në çdo vit kalendarik.