Nëpunësit civilë, të cilët janë liruar nga shërbimi civil, si pasojë e ristrukturimit apo mbylljes së institucionit kanë të drejtë që, brenda periudhës 2 – vjeçare pas përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil:
- të konkurrojnë si nëpunës civilë për procedurat e lëvizjes paralele apo ngritjes në detyrë;
- të emërohen në mënyrë të përkohshme nga njësia përgjegjëse, me pëlqimin e tyre, në pozicione të shërbimit civil.