Republika e Shqipërisë
Ballina/Cilat janë detyrimet e nëpunësit civil në rast largimi nga shërbimi civil?

Cilat janë detyrimet e nëpunësit civil në rast largimi nga shërbimi civil?

10 May 2024

Të bëjë dorëzimin e plotë të dokumentacionit që administron për shkak të detyrës tek eprori i drejtpërdrejtë brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së vendimit të lirimit.
Të bëjë dorëzimin e pajisjeve dhe të mjeteve të punës në inventar te njësia përgjegjëse brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së vendimit të lirimit.
Në raste të veçanta, me urdhër të eprorit direkt, afati i dorëzimit të detyrës, i dorëzimit të dokumentacionit, pajisjeve dhe mjeteve të punës në inventar, mund të zgjatet edhe me 5 (pesë) ditë të tjera.

← Të gjitha njoftimet