Ballina/Në cilat raste pezullohet marrëdhënia në shërbimin civil?
Në cilat raste pezullohet marrëdhënia në shërbimin civil?
10 May 2024
Rastet në të cilat është parashikuar pezullimi në shërbimin civil janë si më poshtë:
Emërimi i nëpunësit civil në funksione që janë të përjashtuara nga shërbimi civil si: emërim në pozicion ministri, zëvendësministrit, funksionarë të emëruar nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Këshilli i Ministrave, ose emërim në pozicionin e ushtarakut të Forcave të Aramatosura;
Transferimi i nëpunësit civil në një organizatë ndërkombëtare, qeveri të huaj apo institucion ndërkombëtar, për shkak të nevojave të institucionit apo shtetit;
Në zbatim të një vendimi gjyqësor përmes të cilit është urdhëruar si masë ndaluese, pezullimi i ushtrimit të detyrës nga ana e nëpunësit civil;
Në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë për deklarimin e nëpunësit civil të zhdukur;
Rregjistrimi në përputhje me ligjin i nëpunësit civil si kandidat në zgjedhjet vendore apo politike;
Kur nëpunësi civil ndodhet në konflikt të vazhdueshëm të gjendjes së interesit të deklaruar nga vetë ai;
Kur nëpunësi civil ndjek programin e formimit të thelluar pranë ASPA-s.