Ballina/Cilat janë rastet që lejohet emërimi i përkohshëm?
Cilat janë rastet që lejohet emërimi i përkohshëm?
10 May 2024
Mund të emërohen përkohësisht në një pozicion të rregullt të shërbimit civil:
nëpunësit civilë të cilët janë larguar nga shërbimi civil si pasojë e mbylljes apo ristrukturimit të institucionit;
nëpunësit civilë të cilët kanë përfunduar afatin e pezullimit dhe nuk janë rikthyer në vendin e mëparshëm të punës apo nuk janë transferuar në një vend tjetër të së njëjës kategori, të regjistruar në listen e pritjes që administrohet nga njësia përgjegjëse;
nëpunësit civilë që kanë fituar gjyqin, dhe me vendim gjyqësor të formës së prerë Gjykata ka urdhëruar rikthimin e tyre në detyrë, të regjistruar në listë pritjeje.