Tabela e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve
Drejtoria/Struktura | Detyrat funksionale | Arsimi dhe kualifikimet e drejtorëvë/CV |
KABINETI Këshilltar Mimoza Kola Sekretare Edlira Myrtollari | Ndihmon Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në hartimin e politikave dhe strategjive për realizimin e tyre në përputhje me misionin, vizionin dhe detyrat e caktuara nga ligji “Për nëpunësin civil”. Jep mendime për projektligje apo projektakte nënligjore dhe çështje të tjera sa herë që i kërkohet nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Jep opinione për problematika të ndryshme që shfaqen gjatë ushtrimit të detyrave apo kompetencave nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe propozon zgjidhje konkrete. Përgatit dhe merr pjesë në takimet apo grupet e punës që zhvillon apo organizon Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. | Mimoza Kola (CV) Këshilltar |
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E INSPEKTIMIT DHE MBIKËQYRJES Drejtor i Përgjithshëm Arbana Basha | Drejtori i Përgjithshëm i Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, administron mbarëvajtjen e punës së Drejtorisë së Inspektimit dhe Hetimit Administrativ. Organizon, planifikon, ndarjen e detyrave në përputhje me ligjin, aktet nënligjore në fuqi dhe urdhërat, udhëzimet apo aktet e tjera me karakter administrativ të nxjerra nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Siguron bashkërendimin e punës ndërmjet strukturave që ka nën varësi. Përgatit dhe propozon politika apo strategji. Jep mendime për projektligje apo projektakte nënligjore që lidhen me fushën e veprimtarisë së institucionit, etj. | Arbana Basha (CV) Drejtor |
DREJTORIA E INSPEKTIMIT DHE HETIMIT ADMINISTRATIV DREJTORI Luiseda Zhapa Inspektoret Alda Xhaxhiu Antea Kabali Zamira Mujali Françeska Doksani Eros Hoxha | Është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së Drejtorisë së Inspektimit dhe Hetimit Administrativ përpara Drejtorit të Përgjithshëm të Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, si dhe drejtpërdrejt përpara Komisionerit. Organizon, planifikon, bën ndarjen e detyrave në përputhje me ligjin, aktet nënligjore në fuqi dhe urdhërat, udhëzimet apo aktet e tjera me karakter administrativ të nxjerra nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, si dhe kontrollon realizimin e detyrave nga punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Hetimit Administrativ | Luiseda Zhapa (CV) Drejtor |
DREJTORIA E MBIKËQYRJES DREJTOR Altin Shumeli Inspektorët Behare Hoxha Ledina Zhupa Inesa Çani Dorela Halilaj | Është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së Drejtorisë së Mbikëqyrjes përpara Drejtorit të Përgjithshëm të Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, si dhe drejtpërdrejt përpara Komisionerit. Organizon, planifikon, bën ndarjen e detyrave në përputhje me ligjin, aktet nënligjore në fuqi dhe urdhërat, udhëzimet apo aktet e tjera me karakter administrativ të nxjerra nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, si dhe kontrollon realizimin e detyrave nga punonjësit e Drejtorisë së Mbikëqyrjes. Siguron bashkërendimin e punës ndërmjet punonjësve të Drejtorisë së Mbikëqyrjes dhe njësive të tjera strukturore të institucionit, në përputhje me detyrat e përgjithshme apo të veçanta që dalin nga udhërat, udhëzimet, aktet e tjera me karakter administrativ apo porositë, me shkrim apo me gojë, të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, përgatit dhe propozon politika apo strategji, si dhe bën studime të ndryshme për një mirëfunksionim sa më të mirë dhe për rritjen e efiçensës së Drejtorisë së Mbikëqyrjes, në funksion të misionit, vizionit dhe detyrave që ligji i ngarkon institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. | Altin Shumeli (CV) Drejtor |
DREJTORIA E ZBATIMIT TË VNDIMEVE PARALAJMËRUESE DHE KOORDINIMIT Drejtor Enkelejda Hebibasi Inspektor Besjana Zyli Elvis Qerimaj Erion Mata Stela Ndoka | Enkelejda Hebibasi (CV) Drejtor | |
DREJTORIA E ÇËSHTJEVE JURIDIKE Drejtor Irma Vani Specialist Armelda Petrela Migena Haznedari Sara Lleshi Helga Peti | Irma Vani (CV) Drejtor | |
DREJTORIA E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE Drejtor Ollga Hodaj Specialist Specialist IT Ina Skënderi Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Burimeve Njerëzore Griselda Haska (Balili) Specialist Financë – Buxheti Petrit Ulqinaku Specialist Protokoll-Arkivë Majlinda Ganolli | - Drejtimi dhe monitorimi i stafit të DFSHM-së për realizimin e të gjitha detyrave të përshkruara më lart. - Përgatitja e informacioneve për realizimin e shpenzimeve reale për Sekretariatin Teknik të KMSHC. - Mbikëqyr proçesin e realizimit të prokurimeve me fonde buxhetore apo donacione të ndryshme në përputhje me udhëzimet dhe legjislacionin përkatës në fuqi. - Kontrolli para miratimit i të gjitha shkresave/urdhrave evidencave me karakter financiar, urdhër-shpenzimeve dhe dokumentacionit bashkëlidhur,përsa i përket ligjshmërisë, rregullshmërisë dhe respektimit të parimeve të ekonomicitetit, efiçiencës dhe të efektivitetit. | Ollga Hodaj (CV) Drejtor |