
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
Znj. Lefterije Lleshi (Luzi) është lindur në Librazhd, më 11 prill 1970.
Prej muajit dhjetor 2025, është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për një mandat 5-vjeçar.
Znj. Lleshi vjen në këtë detyrë, me një përvojë të gjatë në lidership dhe në menaxhimin e institucioneve të rëndësishme në Shqipëri, si dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në administratën publike, sistemin e drejtësisë dhe në jetën akademike të vendit.
Në vitet 2012-2016, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), ka ushtruar detyrën e Kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, e zgjedhur me shumicë votash nga Parlamenti i asaj kohe, duke u bërë gruaja e parë, që merrte drejtimin e institucionit të menaxhimit dhe certefikimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Nga viti 2017-Dhjetor 2025, znj. Lefterije Lleshi (Luzi) ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Shërbimeve të Komisioneve të Përhershme Parlamentare, në Kuvendin e Shqipërisë.
Në vitet 2009-2012, znj. Lleshi, ka qenë Anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë dhe më herët ka mbajtuar detyra të rëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë dhe në disa institucione të vendit.
Znj. Lefterije Lleshi (Luzi) ka një eksperiencë të gjatë si lektore, në disa universitete të vendit. Gjithashtu, ajo ka organizuar dhe ka kontribuar si lektore, në dhjetëra konferenca ndërkombëtare për proceset zgjedhore, përfaqësimin e grave në politikë e vendimmarrje, të Drejtat e Njeriut, lobimin etj. Për kontributin e saj në lidership dhe menaxhim, znj. Lefterije Lleshi (Luzi) është nderuar me çmime ndërkombëtare dhe certefikata mirënjohjeje nga disa institucione ndërkombëtare.
Studimet e larta, znj. Lefterije Lleshi (Luzi) i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1992. Znj. Lleshi fitoi titullin “Doktore shkencash”, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 2022. Znj. Lleshi ka kryer edhe kualifikimin pasuniversitar, “Marketing i Avancuar”, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2009. Gjithashtu znj. Lleshi është kualifikuar edhe në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, si dhe ka fituar titujt; “Avokat” dhe “Ndërmjetëse”.

