Republika e Shqipërisë
Ballina/Në çfarë forme duhet të paraqitet ankesa për shkelje disiplinore?

Në çfarë forme duhet të paraqitet ankesa për shkelje disiplinore?

10 May 2024

Që një ankesë të pranohet për shqyrtim, duhet të paraqitet me shkrim, të përcaktojë veprimin konkret, që pretendohet se përbën shkelje disiplinore dhe rrethanat e kryerjes së tij, si edhe të identifikojë qartë, qoftë nëpunësin civil, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen disiplinore, qoftë personin që raporton ankesën. Kërkesat anonime dhe ato me pretendime të pakuptueshme nuk pranohen për shqyrtim.

← Të gjitha njoftimet