Programi i Transparencës

admin's picture

Programi i Transparencës për Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

 
 
I. HYRJE
 
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014“Për të Drejtën e Informimit”(LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (KMSHC) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. KMSHC do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së KMSHC-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare  www.kmshc.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e KMSHC-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
 
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
 
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KMSHC-së janë:
1.“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2.Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: KMSHC-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KMSHC-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.
4.Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5.Organ mbikëqyrës i proçedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP).
6.Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës proçedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
7.Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë: 
•i plotë;
•i saktë;
•i përditësuar;
•i thjeshtë në konsultim;
•i kuptueshëm;
•lehtësisht i aksesueshëm;
•i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
 
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
 
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KMSHC vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.kmshc.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
 
  • Strukturën organizative të autoritetit publik; 
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për proçedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe proçedurat e ankimit të vendimit përkatës; 
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit; 
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të proçedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe proçedurën që ata ndjekin për të marrë vendime; 
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; 
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e liçencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e liçencuara; 
  • Informacion për proçedurat e prokurimit apo proçedurat konkurruese të konçesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për konçesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të proçedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe proçedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, proçedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të KMSHC-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • KMSHC, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje dixhitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga KMSHC-ja
  • Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
 

 

 

 Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti/Përmbajtja  Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit  apo disponimin e tij

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.  

 

Neni 7/1/a

Vendim miratimi.

Skemë.

Struktura e pagave.

Organika

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve

Pas botimit 
në fl/zyrtare
 
Përditësohet pas çdo akt emërimi
Në faqen 
zyrtare  në 
menunë
“Institucioni/
rreth nesh”
 
 
Organika 
Specialisti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Burimeve Njerëzore 
Akte 
ndërkombëtare
ligje;akte 
nën ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër

Neni 7/1/b

 

Neni 38/a i 
ligjit nr. 
9887, datë 
10.03.2008 
i ndryshuar
Konventa
 
 
 
Kodi i sjelljes
 
Pas botimit 
në fl/zyrtare
 
Pas miratimit 
të urdhrit nga 
Komisioneri
 
Menjëherë pas dorëzimit në Kuvend
 
Në faqen 
 zyrtare
 në menunë
“Legjislacioni”
 
Në faqen 
 zyrtare
 në menunë
“Legjislacioni”
 
Në faqen 
 zyrtare
 në menunë
“Publikime”
KMSHC dhe  institucione
 të tjerë

 Informacion për proçedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe proçedurat e ankimit të vendimit përkatës

 Neni 7/1/c/g
 
Adresë postare:
Rruga: "Abdi Toptani", ish-hotel "Drini", Tiranë
Orari: E hënë - E enjte 08:00 - 16:30 
E premte 08:00- 14:00
 
Adresë e-mail:
info@kmshc.al
 
Pas miratimit
të Programit 
të transparencës,
Menjëherë në 
rast ndryshimesh
 
Në faqen 
zyrtare
në menunë
“E drejta 
për informim”
 
Specialisti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Burimeve Njerëzore
Të dhëna për 
vendndodhjen e 
zyrave të autoritetit 
publik, orarin e punës, 
emrin dhe kontakt
et e koordinatorit 
për të drejtën e informimit
 
Neni7/1/ç
Koordinatori
Griselda Haska (Balili)
 
Tel: 04 22 68141
 
Adresa:
Rruga: "Abdi Toptani", ish-hotel "Drini", Tiranë
Orari: E hënë - E enjte 08:00 - 16:30 
E premte 08:00 - 14:00
 
Pas miratimit të urdhërit për caktimin e koordinatorit.
 
Në faqen 
zyrtare
në menunë
“E drejta 
për informim”
 
Bashkëlidhur 
programit te 
Transparencës
Specialisti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Burimeve Njerëzore

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjejes për marrjen e vendimeve

Neni 7/1/d
Parashikimet ligjore 
në nenin 19,
 Ligji Nr.152/2013, 
“Për Nëpunësin Civil”,
 i ndryshuar.
 
VKM Nr.242, 
datë 18.3.2015.
Menjëherë pas 
botimit në 
fl/zyrtare.
 
E përhershme
 
 
 
Në faqen 
zyrtare  në 
menunë
“Institucioni/
rreth nesh”
Në faqen 
 zyrtare
 në menunë
“Legjislacioni

Specialisti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Burimeve Njerëzore

Drejtoria e Çështjeve Juridike

Mekanizmat monitorues; 
Raporte  auditi;
Dokumentet me tregues performance;
Neni7/1/dh
Menjëherë pas depozitimit
në KMSHC ose publikimit
në faqen zyrtare të monitoruesve.
Në faqen 
zyrtare
në menunë
“Publikime”
Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Buxheti  Neni 7/1/e 

Buxheti 

Raporte

Pas miratimit të 
ligjit të buxhetit.
 
Çdo tre mujor.
Në faqen 
zyrtare 
menunë
“Publikime”
Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Informacion për proçedurat e prokurimit Neni 7/1/ë Rregjistri Menjëherë pas dërgimit në APP.
Në faqen 
zyrtare 
menunë
“Publikime”
Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Shërbimet e 
autoritetit për 
publikun
Neni 7/1/f
Përditësohet 
periodikisht.
Në faqen 
zyrtare 
menunë
“Publikime”

Specialisti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Burimeve Njerëzore

 
Paraqitja e mendimeve
në hartimin 
e p/akteve, etj
Neni 7/1/gj
p/akt ligjor
dhe nënligjor
p/strategji
 
Pas nënshkrimit 
të relacionit shoqërues
Në faqen 
zyrtare 
menunë
“Publikime”
Drejtoria e Çështjeve Juridike
Mbajtja e dokumentacionit nga KMSHC Neni 7/1/h Tabelë Pas miratimit të urdhrit të Komisionit të Ekspertizës.
Në faqen 
zyrtare në 
menunë
“Publikime”
Specialisti i Arkiv - Protokollit
Regjistri i kërkesave 
dhe përgjigjeve, sipas 
nenit 8 të ligjit
nr. 119/2014 
Neni 7/1/i  Tabelë  Pas miratimit të programit të transparencës.
Në faqen 
zyrtare në 
menunë 
“Programi i 
Transparencës”
Me kufizime të 
identitetit të a
nkuesit. 
 
Koordinatori
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh Neni 7/1/k
Raporte të
 Mbikëqyrjes
Raporte të 
Inspektimit
 
 
Vendime të Mbikëqyrjes
 
Vendime të Inspektimit
Rekomandime
 
 
Nëpunës civil 
(vende vakante) 
 
Pas miratimit
 nga Komisioneri.
 
 
 
 
Pas çdo krijimi të
 vendit vakant
 
Në faqen 
zyrtare në 
menunë
“Raportet e 
Mbikëqyrjes dhe 
Inspektimit”.
 
Me kufizime të 
subjekteve të të 
dhënave personale 
në vendime dhe rekomandime.
 
 
Në faqen 
zyrtare në 
menunë“Institucioni”
 
Drejtoria e Çështjeve Juridike
Informacione të
tjera  të dobishme
Neni 7/1/l dhe 
shkronja “h” e 
nenit 31 të Ligjit
nr.9887, datë 
10.03.2008, 
i ndryshuar
Materiale
ndërgjegjësuese 
dhe evente
 
Pas miratimit nga Autoriteti Publik.
Në faqen 
zyrtare në 
menunë
“Publikime”
KMSHC

 

V.PUBLIKIMI

 
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KMSHC-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit kmshc.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”. 
 
 
VI.MONITORIMI 
 
Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
 
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.
 
 
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
 
Adresa:  Rruga “Abdi Toptani”, ish-hotel "Drini", Tiranë, Shqipëri
 
Orari:   E Hënë – E Enjte  08:00 - 16:30
             E premte 08:00 - 14:00
 
 
 
 

Adresa