Misioni

admin's picture

Misioni dhe Vizioni i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

 

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka për mision që, në mbështetje të Kushtetutës, Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore dalë në bazë e për zbatim të tij, të garantojë mbizotërimin e ligjit (zbatimin e ligjshmërisë) në administrimin e shërbimit civil (përgjatë procedurës së pranimit, emërimit, lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, transferimit, pezullimit, vlerësimit, procedurës disiplinore, formimit profesional të thelluar dhe formimit profesional të vazhdueshëm, të drejtat dhe detyrimet e nëpunësit civil, përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil), në të gjitha institucionet që punësojnë nëpunës civilë (institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore), me qëllim që ky proces të jetë i ndershëm, objektiv, i paanshëm dhe transparent.

 

Vizioni i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil është krijimi i një administrate publike (shërbimi civil) sa më të qëndrueshme, profesionale, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike.

Adresa