Ballina/Cilat janë shkaqet për lirimin nga shërbimi civil?
Cilat janë shkaqet për lirimin nga shërbimi civil?
10 May 2024
Nëpunësi civil lirohet nga shërbimi civil për shkaqet si më poshtë:
Për shkak të refuzimit të pajustifikuar të nëpunësit për të pranuar transferimin e përhershëm;
Si rezultat i mbylljes apo ristrukturimit të institucionit, sipas pikave 6 dhe 7, të nenit 50, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kur nëpunësi deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor, sipas ligjit;
Pas dy vlerësimeve “jokënaqshëm”, të rezultateve në punë;
Kur nëpunësi ushtron të drejtën për pensionin e reduktuar të pleqërisë, sipas ligjit;
Kur nëpunësi civil gjendet në një situatë të konfliktit të vazhdueshëm të interesit, të deklaruar nga vetë nëpunësi dhe, sipas ligjit, nuk merr masat e parashikuara për shmangien e konfliktit të interesit brenda afatit të përcaktuar apo nëse transferimi në një pozicion tjetër nuk do të mënjanonte gjendjen e konfliktit të vazhdueshëm të interesit;
Kur nëpunësi jep dorëheqjen nga detyra;
Kur nëpunësi i nivelit të lartë drejtues anëtarësohet në një parti politike ose kur nëpunësit e niveleve të tjera bëhen anëtarë të organeve drejtuese të një partie politike;
Në rast se anëtari i TND-së, i zgjedhur sipas pikës 5/1, të nenit 30, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nuk përfundon me sukses trajnimin në ASPA;
Në rast se vlerësohet përsëri “jokënaqshëm” në përfundim të procedurës së rivlerësimit, sipas pikës 2/1 të nenit 62.
Në çdo rast tjetër, të parashikuar nga ligji.
Anëtari i TND-së lirohet nga shërbimi civil kur nuk është caktuar në një pozicion të rregullt për të paktën 8 muaj në një periudhë 5-vjeçare;